Britania akordon 200 milionë paund për vendosjen e mundshme të trupave në Ukrainë
Britania do të akordoj 200 milionë paund (230 milionë euro) për të përgatitur forcat e saj të armatosura për mundësinë e vendosjes së tyre në të ardhmen në Ukrainë si pjesë e një force shumëkombëshe, nëse do ketë një armëpushim me Rusinë dhe Ukrainën, njoftoi të premten Ministria e Mbrojtjes.
Paratë, të cilat do të tërhiqen nga buxheti i mbrojtjes i vitit 2026, do të lejojnë “prokurimin e automjeteve të reja, sistemeve të komunikimit dhe aftësive të mbrojtjes nga dronët, duke siguruar kështu që trupat britanike janë gati për vendosje”, tha ministria në një deklaratë.
Ndërkohë, prodhimi i dronëve interceptues Octopus do të fillojë këtë muaj në Britani “me qëllim forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës”, tha ministria britanike.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healy, ishte në Kiev të premten, ku kishte planifikuar të takohej me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Njoftimi është pjesë e një deklarate qëllimi të nënshkruar të martën nga Britania dhe Franca, në të cilën të dy vendet deklaruan gatishmërinë e tyre për të vendosur trupa për të ruajtur paqen në Ukrainë në rast të një armëpushimi.
Kryeministri britanik Keir Starmer premtoi të sqarojë përmbajtjen e kësaj deklarate dhe siguroi se parlamentit do t’i kërkohet të vendosë për çdo vendosje trupash në Ukrainë.
Ky plan refuzohet kategorikisht nga Rusia. Të enjten, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, paralajmëroi se çdo prani e forcave ushtarake perëndimore në Ukrainë do të ishte një “objektiv legjitim” për Moskën.
Në të njëjtën kohë, qeveria laburiste nën Keir Starmer përsëriti vullnetin e saj për të ruajtur investimet në mbrojtje, pasi u shfaqën publikime që flisnin për një defiçit prej 28 miliardë paundësh (32 miliardë euro) në buxhetin e mbrojtjes.
Një zëdhënës i Kryeministrit Britanik tha dje se qeveria e pranon që “kërkesat për mbrojtje po rriten ndërsa agresioni rus përshkallëzohet”.
Ai theksoi gjithashtu se qeveria ka parashikuar “rritjen më të madhe të shpenzimeve për mbrojtje që nga Lufta e Ftohtë, duke arritur në total 270 miliardë paund (311 miliardë euro) për këtë mandat parlamentar”.
Britania është zotuar të rrisë shpenzimet e saj për mbrojtje në 3.5% të PBB-së së saj deri në vitin 2035, në përputhje me objektivin e vendosur nga NATO.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal