Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse me dronë

11 Janar 2026 | 12:47

Një grua ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur në sulmet me dronë që Ukraina kreu gjatë natës në qytetin rus të Voronezhit, sipas guvernatorit të këtij rajoni, Alexander Gusev.

Më shumë se dhjetë ndërtesa banimi, dhjetë shtëpi private, një shkollë e mesme dhe disa ndërtesa qeveritare janë dëmtuar gjatë sulmeve në këtë qytet, tha Gusev në Telegram.

“Qyteti ynë ishte cak i një prej sulmeve më të mëdha me dronë që nga nisja e operacionit të posaçëm ushtarak”, tha Gusev, duke përdorur termin që Moska përdor për luftën në Ukrainë.

Sulmet në Voronezh, që gjendet 470 kilometra nga Moska dhe rreth 250 kilometra larg nga kufiri me Ukrainën, nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Ukraina thotë se sulmon caqe brenda Rusisë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ruse me raketa dhe dronë ndaj qyteteve ukrainase dhe infrastrukturës, përfshirë edhe ndërtesave të energjisë, teksa lufta po i afrohet vitit të katërt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marrëveshja SHBA-Iran, 2 mijë ushtarë do të sigurojnë vendin e nënshkrimit në Zvicër

Zyrtarët zviceranë kanë konfirmuar se vendpushimi malor zviceran i Burgenstock do të presë nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit midis SHBA-së dhe Iranit të premten. Ministria...
15:21 | 17/06/2026

Turqia, Hungaria dhe Spanja fillojnë kërkimet për hidrokarbure në Libi

Grupi hungarez i energjisë MOL ka nënshkruar një marrëveshje për ndarjen e prodhimit me partnerët e sipërmarrjes së përbashkët, kompaninë shumëkombëshe spanjolle Repsol dhe Korporatën...
15:16 | 17/06/2026

Sa nga paratë e Iranit janë të ngrira dhe ku ndodhen ato?

Një projekt-marrëveshje midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit e angazhon Uashingtonin të zhbllokojë asetet e Teheranit kur të arrihet një marrëveshje përfundimtare. Fillimisht, Irani kishte këmbëngulur...
15:14 | 17/06/2026