Rama në Berlin, takim me ministren gjermane të Ekonomisë: Në fokus partneriteti ekonomik dhe investimet në Ballkanin Perëndimor
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Ministren Federale të Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë së Gjermanisë, Katherina Reiche, gjatë vizitës së tij në Berlin me ftesë të komunitetit gjerman të biznesit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se në qendër të diskutimeve ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe perspektiva e Bashkimit Europian ndaj Ballkanit Perëndimor.
Sipas Kryeministrit, në takim u diskutua edhe qasja e BE-së ndaj rajonit si një horizont i ri investimesh për sipërmarrjet europiane, në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor po synojnë integrimin më të thellë ekonomik dhe afrimin me tregun europian.
Vizita e Ramës në Berlin zhvillohet në kuadrin e kontakteve me përfaqësues të biznesit gjerman dhe institucioneve federale, me fokus zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve në Shqipëri.
Statusi i Kryeministrit Edi Rama:
Berlin, Gjermani – Në kuadrin e vizitës me ftesë të komunitetit gjerman të biznesit, ishte edhe takimi me Ministren Federale të Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë së Gjermanisë, Katherina Reiche, ku në fokus ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si edhe qasja e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor si një horizont i ri investimesh për sipërmarrjet europiane
Berisha: Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së më 15 korrik, zbulohet mesazhi i kryetares së re Julia Emiri
Rama publikon review negative për Kalanë e Rozafës: Uroj që prokuroria të veprojë ndaj shantazhuesve
- 20:53 Libani konfirmon pjesëmarrjen në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Izraelin
- 20:47 Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 20:45 Epidemia e Ebolës në Kongo, 1,830 raste të infektuara. 648 viktima
- 20:39 Përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës, Republika Srpska fushatë për vuajtjet e popullit serb në Nju Jork
- 20:37 Tërmetet në Venezuelë, bilanc i ri: 4,333 viktima dhe 16,740 të plagosur
- 20:16 42 ditë protestë sot, qytetarët mbajnë fjalimet para Kryeministrisë