“Kuvendi Kombëtar mund të krijojë një lëvizje apo parti?” Armir Shkurti tregon si do organizohet
Gazetari, Armir Shkurti, i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Review’ me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat në Tiranë dhe krijimin e Kuvendit Kombëtar. Gajtë fjalës së tij, ai u shpreh se grupi i përfaqësuesve të protestuesve do të përfaqësojë dhe do të paraqesë e vullnetin e tyre.
“E treta, sinqeritet në këtë gjë do të thotë në qoftë se ti ke gënjyer je vetë përjashtuar pastaj do të zgjedhi Kuvendi gjithçka tjetër. Pra nuk ka një Kuvend dhe kjo është gënjeshtër. Dy nuk po e bën këtë Kuvend as Armiri. Janë njerëz që po punojnë si qartësi për të mbledhur një Kuvend i cili pastaj do të vendosë dhe detyra e parë dhe e vetme e këtij Kuvendi është të përfaqësojë atë protestë dhe frymën e protestës.
Ndoshta më fal ndoshta nesër do të jenë 100 vetë në shesh. Ndoshta pasnesër nuk do të jetë asnjë. Por për shkak të këtij Kuvendi protesta do të jetë gjallë dhe do të jetë një institucion që do të mbajë gjallë protestën në vazhdimësi.
Unë jam një nga 300.000 protestuesit. Një nga 300.000 protestues i cili vullnetarisht është vënë këtu dhe vënë as në krye as në mes. Personat që qartas janë, mund të kenë pasur pozicion, por qartas janë distancuar dhe kanë përqafuar protestën janë të mirëpritur.
Unë po largohem nga forca ime politike për shkak të këtyre kritereve parimor se ti nuk mund të jesh për shembull edhe anëtari i partisë me teser, ti jesh dhe me mua. Me mua në sensin e protestës pra protesta thotë Rama në burg Berisha në burg, ti ke tesrën e Ramës ose Berishës.
Ky grup do të marri frymën e atyre njerëzve. Absolutisht frymën e atyre njerëzve. Do të përfaqësojë ata njerëz dhe do të bëjë vullnetin e atyre njerëzve. Në qoftë se popull në shesh do të ketë vullnet për të bërë diçka, ky grupim do të përfaqësojë këtë gjë dhe nuk është as përfaqësi të shkojnë në takim me Edi Ramën, as përfaqësi që do zgjedhi qeverinë, as është një përfaqësi e atij popull.
Sot ka një grup nismëtar të cilin unë e përgëzoj sepse e ka mbledhur dhe organizuar protestë në kushte dhe në presion të jashtëzakonshëm të vështirë por dhe në kushte diversiteti brenda tyre ku e ka mbajtur protestën 42 ditë ata persona kanë bërë një punë të shkëlqyer”, tha ai ndër të tjera.
Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
Përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës, Republika Srpska fushatë për vuajtjet e popullit serb në Nju Jork
- 21:03 Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
- 20:53 Libani konfirmon pjesëmarrjen në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Izraelin
- 20:47 Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 20:45 Epidemia e Ebolës në Kongo, 1,830 raste të infektuara. 648 viktima
- 20:39 Përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës, Republika Srpska fushatë për vuajtjet e popullit serb në Nju Jork
- 20:37 Tërmetet në Venezuelë, bilanc i ri: 4,333 viktima dhe 16,740 të plagosur