Libani konfirmon pjesëmarrjen në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Izraelin
Libani ka informuar të shtunën SHBA-në se do të marrë pjesë në bisedime shtesë me Izraelin që do të mbahen në Romë, tha një burim libanez për Al Jazeera.
Delegacioni libanez nuk do të përfshijë përfaqësim ushtarak, shtoi burimi. Ushtria libaneze shprehu gatishmërinë e saj për t’u vendosur në çdo zonë nga e cila Izraeli tërhiqet.
Këtë te shtunë delegacione nga forcat e armatosura të SHBA-së dhe Libanit u takuan për të hartuar një mekanizëm për zbatimin e të ashtuquajturës zonë pilot të parë në jug.
Marrëveshja kornizë e ndërmjetësuar nga SHBA -të midis Libanit dhe Izraelit përshkruan dy zona pilot për një tërheqje fillestare izraelite, ku ushtria libaneze do të marrë gradualisht përgjegjësi të plotë dhe efektive të sigurisë.
Ushtria izraelite ndërkohë sot ndërmori një valë të re sulmesh ajrore në jug të Libanit, pavarësisht marrëveshjes mes Bejrutit dhe Tel Avivit për uljen e tensioneve dhe tërheqjen graduale të forcave izraelite.
Epidemia e Ebolës në Kongo, 1,830 raste të infektuara. 648 viktima
Tërmetet në Venezuelë, bilanc i ri: 4,333 viktima dhe 16,740 të plagosur
Araghchi takim me ministrin e jashtëm të Omanit, në fokus Ngushtica e Hormuzit dhe zgjidhja e tensioneve me SHBA
- 20:47 Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 20:45 Epidemia e Ebolës në Kongo, 1,830 raste të infektuara. 648 viktima
- 20:39 Përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës, Republika Srpska fushatë për vuajtjet e popullit serb në Nju Jork
- 20:37 Tërmetet në Venezuelë, bilanc i ri: 4,333 viktima dhe 16,740 të plagosur
- 20:16 42 ditë protestë sot, qytetarët mbajnë fjalimet para Kryeministrisë
- 20:15 U gjet i vrarë në aksin rrugor Prekal-Kir, identifikohet viktima. Shkak dyshohet gjakmarrja (EMRI)