Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor

11 Korrik 2026 | 22:10

Kongresmeni amerikan Ro Khanna ka deklaruar se u ndalua për rreth 90 minuta nga kolonë izraelitë gjatë një vizite në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke e cilësuar incidentin si momentin më shqetësues të udhëtimit të tij treditor në territorin palestinez.

Sipas mediave izraelite dhe amerikane, Khanna, i njohur për kritikat e tij ndaj politikës së vendbanimeve izraelite, tha se kolonët e armatosur bllokuan automjetin e delegacionit të tij pranë fshatit palestinez Khirbet Zanuta, në zonën e Hebronit, dhe e penguan të vazhdonte rrugën.

Duke folur për incidentin, kongresmeni u shpreh se u ndje i frikësuar dhe i pafuqishëm, ndërsa pretendoi se kolonët mbanin armë amerikane, dëmtuan automjetin e tij dhe se ushtarët izraelitë të mbërritur në vendngjarje nuk ndërhynë menjëherë për të zgjidhur situatën. Sipas tij, vetëm pas kontakteve me Ambasadën e SHBA-së dhe policinë izraelite iu lejua të vazhdonte vizitën.

Khanna tha se përvoja e bëri të reflektonte mbi situatën me të cilën përballen çdo ditë palestinezët që jetojnë nën pushtim.

“Imagjinoni si ndihen njerëzit çdo ditë, palestinezë nën pushtim, nëse do të mund ta bënin një kongresmen amerikan të ndihej i pafuqishëm për 90 minuta”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë

Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës të shtunën, duke të vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë,...
22:06 | 11/07/2026

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026

Libani konfirmon pjesëmarrjen në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Izraelin

Libani ka informuar të shtunën SHBA-në se do të marrë pjesë në bisedime shtesë me Izraelin që do të mbahen në Romë, tha një burim...
20:53 | 11/07/2026