Ekonomisti Muharremi: Review-të negative po shkatërrojnë Pasuritë Kombëtare, e njoh mirë turizmin

11 Korrik 2026 | 21:33

Ekonomisti Alfred Muharremi ka reaguar lidhur me komentet dhe vlerësimet negative ndaj bizneseve turistike në Shqipëri, duke i cilësuar ato si të dëmshme për ekonominë dhe sektorin e turizmit.

Gjatë një interviste në emisionin “Review” me Greta Topjana, ai tha se fushatat me komente negative po cenojnë punën dhe imazhin e sipërmarrësve shqiptarë.

“Janë ata individë të cilët po shkatërrojnë pasurinë kombëtare duke bërë revieë negative për çdo biznes të këtij vendi.

Këtë revolucionin që këta po mendojnë se duan ta bëjnë revolucion për të shpëtuar të drejtat, për të shpëtuar liritë, për ta bërë ato të drejta, këta janë shkelësit më të mëdhenj të të drejtave.

Unë jam ekonomist dhe duke qenë ekonomist e njoh edhe mirë ekonominë e turizmit. Ekonomia e turizmit e para njëherë, përpara se të bësh një rezervim, booking, shumë njerëz nuk mund të kenë informacion se çfarë po protestohet në Shqipëri, që të jemi realisht. Ata duan të vizitojnë Shqipërinë dhe duan të vizitojnë një vend që mund ta kenë marrë një sugjerim, dhe në momentin që e kanë marrë këtë sugjerim nga individë të caktuar, shikojnë në çdo biznes se si është performanca e tyre e menaxhimit të të këtij sektori dhe se si do të përqaset ndaj turistëve”, tha ai.

Sipas Muharremit , shumë turistë vendosin të vizitojnë një destinacion bazuar në vlerësimet online, ndaj komentet e tilla të pabazuara sipas tij, mund të ndikojnë drejtpërdrejt në aktivitetin ekonomik të bizneseve.

“Kur shikon komente pafund që kanë një cilësi të dobët, që nuk po e komentojnë si një individ i cili nuk e ofron shërbimin e mirë, kjo është një dëm i atij sipërmarrësi që, për pjesë të së drejtës, është ekonomi shqiptare. Mund të jetë ekonomi e biznesit të vogël, mund të jetë ekonomi e madhe, dhe kjo duhet të distancohet.

Eksperti u shpreh gjithashtu se pas çdo biznesi qëndrojnë familje dhe individë që punojnë për të siguruar jetesën.

“Përgjithësisht mua më dhëmb kur sulmojnë, më dhëmb për biznesin se punojnë me mish e me shpirt për të mbajtur familjen. Dhe kjo ka ndodhur edhe në një bujtinë shumë të vogël që janë kryesisht familjarë, të drejtuar nga pesë individë, vetëm sepse bashkëshortja e të nderuarit që ka biznesin punon në administratën shtetërore”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026

“Kuvendi Kombëtar mund të krijojë një lëvizje apo parti?” Armir Shkurti tregon si do organizohet

Gazetari, Armir Shkurti, i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Review’ me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat në Tiranë dhe...
21:22 | 11/07/2026

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026