Lançohet Barbie e parë me autizëm
Të hënën, Mattel prezanton kukullën e saj të parë Barbie me autizëm, vetëm gjashtë muaj pas lançimit të kukullës së parë me diabet të tipit 1.
Kjo shtesë e re në gamën Fashionistas synon që më shumë fëmijë të “shohin veten në Barbie” dhe të inkurajojë të gjithë fëmijët të luajnë me kukulla që pasqyrojnë botën përreth tyre.
Autizmi është një formë e neurodivergjencës që ndikon në mënyrën se si njerëzit përjetojnë dhe bashkëveprojnë me shoqërinë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se një fëmijë në njëqind besohet të jetë autik.
Kukulla Barbie autike është krijuar në bashkëpunim me organizatën bamirëse Autistic Self Advocacy Network, duke pasqyruar disa nga mënyrat se si fëmijët me autizëm përjetojnë dhe komunikojnë me botën. Karakteristikat e saj përfshijnë:
Sy që shikojnë paksa në njërën anë, duke reflektuar shmangien e kontaktit të drejtpërdrejtë me sy.
Bërryla dhe kyçe të dorës të përkulshme për lëvizje fizike të përsëritura si tundja e duarve.
Një levë rrotulluese në gisht për uljen e stresit.
Kufje me anulim zhurmash dhe një tabletë me butona komunikimi alternativ, për të ndihmuar në përballimin e komunikimit të përditshëm.
Fustan i lirshëm, ngjyrë vjollcë, dhe këpucë të sheshta për stabilitet dhe lehtësi lëvizjeje.
Që nga viti 1959, Barbie nuk kishte përfaqësim të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Sot ekzistojnë kukulla me sindromën Down, gjymtyrë protetike, vitiligo, aparate dëgjimi dhe kukulla në karrige me rrota. Barbie me autizëm është shtesa më e fundit në këtë linjë të përfshirjes.
Jamie Cygielman, kreu global i kukullave në Mattel, tha se Barbie autike është një hap i rëndësishëm për përfaqësimin dhe përfshirjen: “Barbie gjithmonë ka synuar të pasqyrojë botën që fëmijët shohin, dhe çdo fëmijë meriton të shohë veten në Barbie.”
Ekspertët dhe përfaqësuesit e komunitetit autik përshëndetën iniciativën. Jolanta Lasota, drejtoresha ekzekutive e Ambitious about Autism, tha se përfaqësimi është i fuqishëm dhe mund të rrisë krenarinë e fëmijëve autikë: “Sa më shumë t’i normalizojmë mbështetësit e dukshëm si kufjet dhe lodrat stimuluese, aq më mirë për integrimin e tyre.”
Ellie Middleton, autore dhe themeluese e një komuniteti online për njerëzit me neurodivergjencë, shtoi: “Të kesh një Barbie autike ndryshon mënyrën se si vajzat e reja perceptojnë veten dhe u tregon se është në rregull të jesh ndryshe dhe të shfaqësh dallimet me krenari.”

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta