Largimi i Xabi Alonsos nga Real Madridi, heshtja e Vinicius ndez polemika

13 Janar 2026 | 17:16

Largimi i papritur i Xabi Alonsos nga stoli i Real Madridit ka shkaktuar tronditje në futbollin spanjol. Trajneri u shkarkua pas vetëm disa muajsh në krye të ekipit të parë dhe u zëvendësua nga Alvaro Arbeloa.

Përtej rezultateve zhgënjyese, mediat spanjole flasin për tensione në dhomat e zhveshjes. Sipas Marca, disa lojtarë kyçë, mes tyre Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Militao, nuk kanë reaguar publikisht për largimin e trajnerit, ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës.

Heshtja e Vinicius ka tërhequr vëmendje të veçantë, për shkak të marrëdhënies së tensionuar me Alonson, e cila u përkeqësua pas ‘El Clasico’-s së shtatorit të kaluar. Media sugjeron se braziliani mund të ketë pritur largimin e trajnerit përpara se të vendoste për të ardhmen e tij në klub.

Stili i ftohtë i drejtimit të Alonsos dhe mungesa e unitetit në skuadër duket se kanë lënë gjurmë, duke e bërë largimin e tij një kapitull të mbyllur mes polemikash dhe pak mbështetje nga disa prej lojtarëve kryesorë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Katia Itzel Garcia, gruaja e parë meksikane që arbitroi një ndeshje të Kupës së Botës

Arbitrja meksikane Katia Itzel Garcia u bë gruaja e parë nga Meksika që arbitroi një ndeshje në turneun më të madh të futbollit, Kupa e...
11:11 | 26/06/2026

Ekuadori përmbys Gjermaninë me rezultatin 2-1 dhe kalon në fazën eliminatore të Botërorit

Ekuadori e ka mbajtur gjallë fushatën e tij në Kupën e Botës, teksa goli i fitores i Gonzalo Platës kompletoi një fitore të paharrueshme 2-1...
09:00 | 26/06/2026

Holanda fiton 3-1 ndaj Tunizisë, siguron një vend në raundin tjetër

Holanda mposhti Tunizinë 3-1 në ndeshjen e fundit të Grupit F të enjten në stadiumin Kansas City në SHBA, duke siguruar një vend në raundin...
08:50 | 26/06/2026