Izraeli ndërpret lidhjet me tre organizata ndërkombëtare pas vendimit të SHBA-së
Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi të martën se po ndërpret lidhjet me tri organizata ndërkombëtare, përfshirë dy agjenci të Kombeve të Bashkuara, pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga dhjetëra organe globale javën e kaluar.
Sipas ministrisë, ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar ka urdhëruar gjithashtu një rishikim të bashkëpunimit të vazhdueshëm të Izraelit me një numër të papërcaktuar organizatash të tjera ndërkombëtare.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, Ministria e Jashtme bëri të ditur se Sa’ar ka vendosur që Izraeli të ndërpresë menjëherë të gjitha kontaktet me disa agjenci të OKB-së dhe organizata ndërkombëtare. Konkretisht, vendimi përfshin Organizatën e OKB-së për Energjinë, Aleancën e Qytetërimeve të OKB-së, si dhe Forumin Global për Migracionin dhe Zhvillimin, i cili nuk është pjesë e sistemit të Kombeve të Bashkuara.
Vendimi vjen pasi më 8 janar presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një memorandum që urdhëronte tërheqjen e SHBA-së nga 66 organizata ndërkombëtare, me arsyetimin se ato “nuk u shërbejnë më interesave amerikane”, sipas Shtëpisë së Bardhë. Urdhri përfshinte 31 organe të Kombeve të Bashkuara dhe 35 entitete të tjera, mes tyre edhe tri organizatat nga të cilat Izraeli vendosi të tërhiqet të martën.
Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij
Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord
Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 16:30 Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
- 16:21 Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona
- 16:19 Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet
- 16:13 Tërmet në Portugalinë jugore, sa ishte magnituda
- 16:07 Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë
- 16:02 Tërmeti në Venezuelë, UNICEF: 680,000 fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare