Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet

28 Qershor 2026 | 10:43

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka dëmtuar pjesën e përparme të një automjeti tip “Audi”, ndërsa një automjet tip “Volkswagen” është shkrumbuar plotësisht.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të dy automjetet janë në pronësi të shtetasit Egli Hazisllari.

Pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse dhe efektivët e policisë, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.

Grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Po hetohen të gjitha pistat, përfshirë një defekt teknik, zjarr aksidental ose një zjarrvënie të qëllimshme. Në kuadër të hetimeve po administrohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.

Autoritetet pritet të japin informacion shtesë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në Novoselë, ku janë përplasur një automjet tip Volkswagen dhe një motomjet. Si pasojë e përplasjes,...
10:29 | 28/06/2026

Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të 28 qershorit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, pas...
10:22 | 28/06/2026

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, Policia arreston 31-vjeçarin nga Lezha në Rinas

Një 31-vjeçar nga Lezha është arrestuar nga Policia në kuadër të operacionit të koduar “Black 2”, pasi u kap duke qarkulluar i armatosur me armë...
10:20 | 28/06/2026