Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik
Kryeministri Edi Rama ka komentuar polemikat e krijuara rreth librit “The Albanian Files”, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të nxitura nga keqinterpretimi i një teksti me natyrë autoironike.
Gjatë episodit të radhës të podkastit “Flasim”, Rama e nisi analizën e zhvillimeve të javës pikërisht me këtë botim, të cilin e konsideroi një nga publikimet më të rëndësishme të viteve të fundit në fushën e arkitekturës dhe zhvillimit urban.
“Është një ndër botimet më të rëndësishme të viteve të fundit, në dritën e skenës së arkitekturës dhe zhvillimit urban në Europë dhe në botë. Ka brenda punët, projektet, idetë dhe shënimet e 60 arkitektëve e studiove me reputacion të padiskutueshëm ndërkombëtar, të cilat i lidh së bashku Shqipëria”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë hodhi poshtë pretendimet se libri është një projekt personal i tij, duke theksuar se ka kontribuar vetëm me një tekst hyrës në cilësinë e kryeministrit.
“Nuk është libri im. Unë kam dhënë vetëm një kontribut me një tekst parathënës, si kryeministër i Shqipërisë”, deklaroi ai.
Sipas Ramës, debati është frymëzuar nga “fryma e bulevardit”, duke iu referuar protestave të fundit, ndërsa kritikët i krahasoi me praktika të ngjashme me ato të Revolucionit Kulturor në Kinë.
“Është krijuar një degë inkuizicionale që përndjek me fjalë dhe shpifje një nga grupet më të rëndësishme të arkitektëve që i janë qasur Shqipërisë në këto 30 vite”, tha ai.
Rama shtoi se polemikat janë nxitur nga një tekst autoironik i një prej arkitektëve pjesëmarrës në botim, duke theksuar se kjo dëshmon pavarësinë editoriale të librit.
“Është kthyer kokë poshtë. Kjo tregon se libri është tërësisht i lirë dhe i pakontrolluar. Të gjithë autorët kanë pasur pavarësi të plotë në materialet e tyre”, u shpreh kryeministri.
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia