Pas 20 vitesh betejë ligjore, shembet kisha serbe në Bosnje

6 Qershor 2021 | 09:10

Autoritetet boshnjake shembën një kishë ortodokse serbe që ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme në tokën e cila ishe në pronësi të një gruaje boshnjake, një veprim që merr jetë pas një beteje ligjore 20-vjeçare.

Ne tetor të vitit 2019, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut mori vendimin për shembjen e saj.

Kisha u ndërtua menjëherë pasi Orloviç dhe familja e saj u dëbuan nga fshati gjatë Luftës së Bosnjës.

“Unë fitova. Unë fitova në këtë histori, por jam e rraskapitur. Unë u shtrova në spital 23 herë, por mbijetova dhe fitova. Unë fitova serish pronën time,” – u shpreh Fata Orlovic, gruaja që luftoi për 20 vjet për të shembur kishën nga oborri i saj.

Bashkëshorti i i Orloviç ishte një nga 8.000 burrat dhe djemtë boshnjak mysliman të vrarë nga forcat serbe të Bosnjës në Serbrenic në 1995, masakra më e rëndë e konfliktit etnik.

“Ne ishim aq të lumtur kur ata filluan prishjen e strukturës pas 25 vjetësh. Ajo ishte aq e lumtur, dhe ne jemi gjithashtu të lumtur,” – tregoi vajza e Orloviç.

Pas kthimit në fshatin e saj pas luftës, kërkesat e Orloviç që kisha të hiqej u injoruan. Në vitin 2000, ajo nisi procedurat ligjore për të detyruar autoritetet e Republika Srpska, të respektojnë vendimin.

Ky rajon është kontrolluar nga serbët që prej përfundimit të luftës, kur Bosnja u nda në dy entitete, federata e myslimanëve dhe kroatëve dhe entiteti i udhëhequr nga serbët, që njihet  si Republika Srpska.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026