“Mbyllur për pushime”, Stefan Çapaliku promovon në Pogradec romanin e tij të fundit

6 Qershor 2021 | 10:33

Stefan Çapaliku ka promovuar në Pogradec romanin e tij më të fundit, “Mbyllur për pushime”, një roman i cili sipas autorit merret me një moment të rëndësishëm të vendit që ka të bëjë me mbarimin e luftës.

Çapaliku shkon më tej kur thotë se libri nuk është një roman si gjithë të tjerët, por në të trajtohen personazhe “të ndaluar” si Anton Arapi, Karl Gurakuqi etj.

“Mbyllur për pushime është një roman, vepra ime e fundit e publikuar e cila merret me një moment të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë, është momenti i mbarimit të luftës dhe përbën një arritje në karrierën time mendoj, sa i takon faktit që ky libër do të analizojë disa personazhe që historikisht kanë qenë të ndaluar,” – u shpreh autori.

Kur bëhet fjalë për lexuesin nëse duhet ta ketë në duar këtë roman, Çapaliku thotë se jo domosdoshmërisht duhet ta lexojnë të gjithë, por ama duhet qe t’i përqasemi një letërsie urbane pasi përgjithësisht kemi trashëguar letërsinë rurale.

“Është e mira ta ketë sepse e pasuron bibliotekën e vet me një letërsi urbane, me letërsinë e qytetit. Ne në përgjithësi na ka munguar letërsia urbane, kemi pasur veçanërisht si trashëgimi të letërsisë së realizmit socialist, një letërsi rurale që është marrë më së shumti me fshatin. Sigurisht, nuk ka asgjë të keqe por një pjesë e madhe e vlerave vjen nga qytete të tilla si Tirana, Shkodra, Korça, Pogradeci që duhet të bëhen me patjetër dhe objekte të shqyrtimeve letrare,” – tha Çapaliku.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026