VIDEO/ Fishekzjarret shkaktojnë zjarr në një restorant në Madrid, reagimi i stafit shmang tragjedinë
Fishekzjarrët e brendshëm në një restorant në Madrid për pak sa nuk sollën një rast tragjik si ai në Crans-Montana të Zvicrës. Fishekzjarrët shkaktuan një zjarr të madh i cili fatmirësisht u mbyll pa viktima.
Zjarri u regjistrua të shtunën në GLH Singular Restaurants. Zjarri u pikas menjëherë nga stafi i cili e vuri nën kontroll me ndihmën e fikësve të zjarrit, pa u përhapur.
Një video e publikuar tregon incidentin ku një perde merr flakë nga fishekzjarrët. Një kamerier merr shumë shpejt një fikëse zjarri për të shuar zjarrin.
Pas incidentit restoranti vendosur të ndalojë përgjithmonë përdorimin çdo pajisjeje piroteknike në të gjitha ambientet e saj.
Ky incident ndodhi më pak se dy javë pas zjarrit vdekjeprurës në barin e resortit të skive Crans Montana, me 40 të vdekur, shumica adoleshentë dhe të rinj, dhe 116 të plagosur.
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore
- 18:43 Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin
- 18:43 Izraeli: Nuk do t’i tërheqim trupat nga Libani
- 18:43 OBSH do nisë provë klinike për trajtime të reja kundër Ebolës në Kongo
- 18:35 Turqia prezanton vizionin strategjik për teknologjitë kuantike në mbrojtje