Sekretarja e Sigurisë: E vendos Trump nëse aktivizon Aktin e Kryengritjes në Minesota! Është si opsion
Sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem bëri me dije se e ka diskutuar Aktin e Kryengritjes me presidentin Donald Trump, pasi ai kërcënoi ta aktivizonte atë në Minesota. Noem tha se vendimi i takon atij.
“Këtë mëngjes diskutova me Presidentin disa gjëra me të cilat po merremi në kuadër të departamentit dhe operacioneve të ndryshme. Diskutuam Aktin e Kryengritjes; ai sigurisht që ka autoritetin kushtetues për ta përdorur atë”, u tha Noem gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Noem nuk e përshkroi situatën në Minneapolis si një kryengritje por një dhunë dhe shkelje e ligjit në shumë vende.
Ajo gjithashtu ia vuri përgjegjësinë guvernatorit të Minesotës, Tim Walz, për përmirësimin e situatës në terren duke bashkëpunuar me autoritetet federale.
“Nëse gjërat nuk përmirësohen me Guvernatorin Walz, nuk parashikoj që rrugët të bëhen më të sigurta. Guvernatori Walz dhe ekipi i tij udhëheqës duhet të vijnë tek ne dhe të zbulojnë se si mund të bashkëpunojmë, siç kemi bërë në shumë shtete të tjera”, tha Noem.
Sa i përket operacioneve të administratës ICE, Noem tha se nuk ka plane për t’u tërhequr nga Minesota.
Hungari, centrali bërthamor i Paksit uli prodhimin për shkak të mbinxehjes së ujërave të Danubit
Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit
Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar hyrjen e ish-luftëtarëve rusë në bllok
- 21:12 Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
- 21:11 Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë
- 20:47 Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu
- 20:35 Hungari, centrali bërthamor i Paksit uli prodhimin për shkak të mbinxehjes së ujërave të Danubit
- 20:26 Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)