Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë

27 Qershor 2026 | 21:11

Në ditën e 28-të të tubimit qytetar në Tiranë, aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka marrë fjalën këtë të shtunë përpara qytetarëve, duke përcjellë një mesazh të fortë dhe me tone të ashpra kritike ndaj kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, aktori u ndal te shoqërimet e fundit të disa protestuesve nga forcat e rendit, duke kërkuar zbatimin e barabartë të Kushtetutës.

Në përmbyllje të fjalimi të tij, ai recitoi vargje të poetit Naim Frashëri, duke bërë thirrje për mbrojtjen dhe vlerësimin e vendit pavarësisht rrethanave politike.

“Paraardhësit e mi pasuruan gjuhën shqipe, se p.sh. Edi Rama, jo Edi Rama, por maskarai, emri i tij na e bënë pis gjuhën. Na e bën pis gjuhën, nuk na lë ta mbajmë të pastër gjuhën tonë. Dëgjova që policia ka marrë 3-4 nga këta djem të protestës. Shumë turp.

Por tani Kushtetuta, mesa e njoh unë, thotë se jemi të barabartë përpara ligjit. Po pse nuk e fusin këtë maskara në burg? Pse nuk e fusin këtë që të kalbet atje, se ai  i ka të gjitha. S’ke nga ta kapësh. Ka hequr 12 milje det, ka hequr Butrintin, ka hequr Vlorën, Sazanin nuk e kemi më, i ka shitur. Çfarë do të thotë kjo?

Duhet t’i shikojmë të gjitha gjërat dhe të përpiqemi ta duam atdheun tonë. Edhe të jetë kush të dojë, unë e dua Shqipërinë time. Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria.

Ti, Shqipëria ime, më jep nder, më jep emrin shqipëtar, zemrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr”, e mbylli fjalimin ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama

Protestuesit këtë të shtunë kanë shfaqur shkrime në muret e Kryeministrisë. Ndryshe nga ditët e kaluara të protestës këtë të shtunë ata nuk kanë shfaqur...
21:12 | 27/06/2026

Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu

Eurodeputetja italiane, Ilaria Salis këtë të shtunë është bashkuar në protestën e qytetarëve para Kryeministrisë në Tiranë. Ajo gjatë fjalës së saj theksoi se Europa...
20:47 | 27/06/2026

Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)

Këtë të shtunë është bërë e mundur nxjerrja e dy turistëve nga Kanionet e Gjipesë, ku një çift kishte mbetur i bllokuar pasi njëri prej...
20:04 | 27/06/2026