Kokainë nga Amerika Latine në lëkurë kafshësh, SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal

16 Janar 2026 | 11:07

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për grupin e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri.

Organi i akuzës ka nisur komunikimin e mbylljes së hetimeve për personat e dyshuar që u arrestuan në muajin nëntor të vitit 2024, pas një hetimi të kryer nga prokurori Adnan Xholi.

Të dyshuar për trafikun e drogës janë shtetasit Geis Gejsullai, Klajd Birçe, Aldi Zonja, Artion Çaushllari, Endi Sejdini, Ismail Abdurrahmani, Baki Huqi dhe tre shtetas të huaj, 2 prej të cilëve venezuelianë dhe një kolumbian.

Hetimi për trafikun e kokainës nisi pas një indicie mbi laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, ku pranë banesës së ish-funksionarit vendor Viktor Çervanaku, u zbuluan nga policia një sasi e madhe droge e llojit kokainë prej 485 kg, e fshehur në plehra kimikë.

Prokuroria ndau çështjen në fraksion dhe ra në gjurmët e një tjetër grupi kriminal, i cili transportonte kokainë nga Amerika drejt Shqipërisë përmes lëkurës së kafshëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar sërish përmes një postimi në ‘Facebook’ lidhur me gjendjen e Banjave Termale të Bënjës në Përmet. Ai...
22:39 | 27/06/2026

Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ishte e pranishme këtë të shtunë në protestën që po mbahet në ditën e saj të 28-të në Tiranë, ku gjatë...
22:27 | 27/06/2026

Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:45 | 27/06/2026