Trump: Për momentin nuk ka arsye të vendosen trupa në Minesota! Do përdoren në rast nevoje
Presidenti amerikan, Donald Trump këtë të premte u është përgjigjur gazetarëve lidhur me deklaratat e tij se do të aktivizojë Aktin e Kryengritjes në Minesota.
Trump u përgjigj se për momentin nuk ka arsye për të vendosur trupa në Minesota. Ai më tej theksoi se do ta aktivizonte ligjin nëse do ta ndiente të nevojshme.
“Është përdorur shumë. Dhe nëse do të më duhej, do ta përdorja. Nuk mendoj se ka ndonjë arsye tani për ta përdorur, por nëse do të më duhej, do ta përdorja. Është shumë i fuqishëm”, u tha Trump gazetarëve ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për në Florida.
Presidenti ka kërcënuar disa herë se do të përdorë Aktin e Kryengritjes, i cili do t’i lejonte atij të vendoste trupa amerikane në Minesota, ku protestat kundër ICE janë bërë gjithnjë e më të shumta.
Akti u përdor për herë të fundit në vitin 1992 nga Presidenti George Bush, kur ai mori një kërkesë nga guvernatori i atëhershëm i Kalifornisë, Pete Wilson, për ndihmë në adresimin e trazirave në Los Angeles.
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta