Tentoi të fuste në Shqipëri 38 000 dollarë pa i deklaruar, procedohet 67-vjeçari në Korçë

17 Janar 2026 | 09:46

Policia e Korçës ka proceduar penalisht një 67-vjeçar i cili tentoi të fuste në Shqipëri 38 000 dollarë amerikanë të padeklaruar nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, policia ka ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin Gj. F.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup 38 000 dollarë amerikanë të padeklaruara.

Më tej, gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën edhe 35 000 euro. Shumat monetare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, për shtetasin Gj. F., 67 vjeç, banues në Korçë, u referuan materialet në Prokurori për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar sërish përmes një postimi në ‘Facebook’ lidhur me gjendjen e Banjave Termale të Bënjës në Përmet. Ai...
22:39 | 27/06/2026

Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ishte e pranishme këtë të shtunë në protestën që po mbahet në ditën e saj të 28-të në Tiranë, ku gjatë...
22:27 | 27/06/2026

Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:45 | 27/06/2026