I arrestuar për vrasjen e biznesmenit në Elbasan, Gjykata e Apelit lë në burg Xhino Agon

19 Janar 2026 | 16:11

Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Xhino Agon, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan.

Apeli ka ndryshuar vetëm një pikë të vendimit, konkretisht vlerësimin e arrestimit në flagrancë duke e shpallur të paligjshëm arrestimin në flagrancë të Xhino Agos, me argumentin se ai nuk është prangosur në kushtet e flagrancës.

Pavarësisht kësaj, togat e zeza thonë se kushtet për mbajtjen në fuqi të masës “arrest në burg” plotësohen, duke e lënë Agon në qeli.

43-vjeçar Edmond Mëhalla, u vra në një atentat me armë zjarri në dhjetor në vitit të shkuar, sapo doli nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil” dhe ndodhej në automjetin tip “Range Rover”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026