Ministri i jashtëm danez: Ka vija të kuqe që nuk mund të kalohen
Ministri i Jashtëm danez, Lars Loekke Rasmussen tha se ka vija të kuqe që nuk mund të kalohen, duke iu referuar aspiratave të presidentit të SHBA-së Donald Trump për të blerë Groenlandën. Ai më tej shtoi se nuk ka ndërmend të përshkallëzojë situatën.
“Është shumë e rëndësishme që të gjithë aleatët tanë në aleancën e NATO-s, në Bashkimin Evropian, të mbrojnë këto parime për t’i treguar presidentit amerikan se keni një dëshirë, keni një vizion, keni një kërkesë, por nuk do të jeni kurrë në gjendje ta arrini këtë duke ushtruar presion mbi ne”, tha Rasmussen.
Ai tha se beson që Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian do ta mbështesin Danimarkën, duke përmendur deklaratën e fortë të mbështetjes nga kryeministri britanik Keir Starmer.
Starmer tha më herët të hënën se është krejtësisht e gabuar të vendosen tarifa ndaj aleatëve dhe riafirmoi se çdo vendim në lidhje me statusin e ardhshëm të Grenlandës i përket popullit të saj.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal