Kanadaja po shqyrton dërgimin e trupave ushtarakë në Groenlandë

19 Janar 2026 | 18:46

Kanadaja po shqyrton dërgimin e një force të vogël ushtarake në Groenlandë për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake të NATO-s, tha sot një burim me njohuri për çështjen.

Zyrtarët ushtarakë i kanë paraqitur qeverisë planet për operacionin dhe po presin një vendim nga kryeministri Mark Carney.

Kërcënimet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të pushtuar Groenlandën e kanë vënë Carney-n në një pozicion të vështirë, pasi ai dëshiron të tregojë solidaritet me aleatët e tij evropianë, ndërkohë që ruan edhe një marrëdhënie të mirë me presidentin amerikan, i cili më parë ka kërcënuar të aneksojë Kanadanë.

“Jemi të shqetësuar për këtë përshkallëzim, për të qenë të qartë ne gjithmonë kemi mbështetur pavarësinë kombëtare dhe integritetin territorial të vendeve, kudo që janë”, u tha Carney gazetarëve në Doha të dielën.

Javën e kaluar, vendet evropiane dërguan një numër të vogël personeli ushtarak në Grenlandë. Gjermania, Franca, Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Holanda thonë se po dërgojnë personel ushtarak për t’u përgatitur për stërvitjet ushtarake që do të mbahen më vonë këtë vit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026