Simbole ruse në shënimin tradicional serb të festës ortodokse në Ujman
Në Liqenin e Ujmanit, sot është shënuar festa ortodokse e Bogojavlenjes përmes manifestimit tradicional të notimit për Kryqin. Në këtë aktivitet, mbi 300 qytetarë serbë u hodhën në ujërat e ftohta të liqenit, pavarësisht temperaturave të ulëta, për të tentuar ta kapin kryqin, duke shënuar kështu një numër rekord pjesëmarrësish.
Manifestimi ka tërhequr një numër të madh të pjesëmarrësve dhe shikuesve, ndërsa gjatë organizimit janë vërejtur edhe flamuj me përmbajtje provokuese, përfshirë simbole shtetërore të Federatës Ruse. Ndërkohë, janë parë edhe persona që mbanin banderola me figurat e terroristëve serb, që ishin në sulmin në Banjska, shkruan KosovaPress.
Kisha Ortodokse Serbe ka dalë me një deklaratë publike, duke bërë të ditur se për arsye sigurie dhe për shkak të kushteve të motit, nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për organizimin e kësaj ngjarjeje, ndonëse manifestimi është mbajtur sipas traditës së viteve të kaluara.
Të pranishëm gjatë kësaj feste kanë qenë edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë monitoruar situatën dhe janë angazhuar për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë gjithë kohëzgjatjes së aktivitetit.
Notimi për Kryqin në Liqenin e Ujmanit organizohet tradicionalisht që nga viti 2011 dhe zhvillohet në një distancë simbolike prej 33 metrash nga bregu, distancë kjo që përfaqëson vitet e jetës së Jezu Krishtit. Sipas traditës, pjesëmarrësi që arrin i pari te kryqi shpërblehet duke e marrë atë si simbol të besimit dhe festës së Bogojavlenjes.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet