Dy përmbytje në pak javë shkatërrojnë prodhimin bujqësor në tokat e Maliqit

19 Janar 2026 | 20:52

Fermerët e juglindjes përballen me falimentimin pas dy përmbytjeve radhazi, ndërsa mungesa e dëmshpërblimeve po i lë pa asnjë alternativë ekonomike. Ekspertët sugjerojnë që një zgjidhje e qëndrueshme do të ishte përfshirja e tokave bujqësore në skema sigurimi të mbështetura nga shteti.

Brenda pak kohësh, fermerët e juglindjes u përmbytën dy herë, duke humbur të mbjellat dhe duke pësuar dëme të rënda ekonomike.

Julian Guri nga Maliqi thotë se ka humbur rreth 250 milionë lekë nga përmbytjet dhe se, pa dëmshpërblime, falimentimi është i pashmangshëm.

“Rreth 250 milion lek për shkak të përmbytjeve. Janë ende nën ujë. Gjendje katastrofë. Ka mbaruar fare, 20 hektarë patate, 20 hektarë grurë. I mbollëm për herë të dytë, u përmbytën prap. Faliment direkt. Mbaruan. Nuk kemi asnjë lek. Jemi borxhe në të parët. Do kërkojmë dëmshpërblime,” tha Guri.

Erjon Shaqollari nga Vreshtasi i Maliqit është një tjetër fermer që ka humbur pothuajse të gjithë prodhimin.

“Unë kam mbjellë 117 dylymë grurë, vetëm 4 dylymë shpëtuan. Këto dy vite janë të humbura. Duhen marrë masa. Unë digjem rreth 17 milion lek. Faliment total. Nuk ia vlen më, shikojeni vet”, tha ai.

Ekspertët e sigurimeve vlerësojnë se një zgjidhje e qëndrueshme do të ishte përfshirja e tokave bujqësore në skema sigurimi të mbështetura nga shteti.

Artur Balli, ekspert në fushën e sigurimeve, thotë se subvencionimi i primeve të sigurimit do të ishte më efektiv sesa ndihma direkte.

“Janë tufa të vogla, e bën të vështirë vlerësimin e riskut nga kompanitë dhe çmimi del i lartë. Nga kompanitë e sigurimit shpesh është kërkuar që ky subvencion të mos jetë në lek apo naftë, por në primin e sigurimit.

Fshatarët nga shteti të kishin të siguruar primin e sigurimit dhe është me leverdi më e madhe që gjithë humbjet që mund të kenë gjatë vitit të jenë të mbuluara,” u shpreh ai.

Fermerët e Maliqit paralajmërojnë protesta në ditët në vijim, duke kërkuar dëmshpërblime për dy përmbytjet e ndodhura brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026