Ish-këshilltari i Trump: SHBA nuk planifikon ta bëjë Groenlandën shtet, kërkon një aleancë me ishullin
Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë ta bëjnë Groenlandën një shtet të ri, por do të donin një aleancë me ishullin danez, raportoi CNN , duke cituar një ish-këshilltar të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
“Ne nuk duam ta bëjmë atë Grenlandën shtet, por a duam një aleancë me ta? Pa dyshim”, tha ai.
Ndërsa njerëzit në ekipin e Trump janë kryesisht të një mendjeje me udhëheqësin amerikan për rëndësinë e vendosjes së kontrollit amerikan mbi Grenlandën, shumë nga këshilltarët e tij nuk janë në të njëjtën linjë për mënyrën më të mirë për ta bërë këtë, tha një tjetër ndihmës i Trump për CNN. Shumë nga aleatët e Trump do të preferonin që ai ta përdorte kërcënimin e tarifave si një mjet negociues në vend të mjeteve ushtarake, tha kanali televiziv.
Trump ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e bashkimit të Groenlandës me SHBA-në. Gjatë mandatit të tij të parë, ai propozoi blerjen e ishullit dhe në mars të vitit 2025 tha se mund të aneksohej. Më parë, zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, vuri në dyshim të drejtën e Danimarkës për të kontrolluar ishullin.
Groenlanda është territor autonom i Danimarkës. Në vitin 1951, Uashingtoni dhe Kopenhageni nënshkruan Marrëveshjen e Mbrojtjes së Groenlandës, përveç angazhimeve të tyre në aleancën e NATO-s. Sipas traktatit, SHBA-të u zotuan të mbronin ishullin nga një agresion i mundshëm.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh