Groenlandë, kryeministri u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për një pushtim të mundshëm
Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, tha se popullsia e ishullit Arktik dhe autoritetet e tij duhet të fillojnë të përgatiten edhe për mundësinë e një pushtimi ushtarak, megjithëse ai e përshkroi një skenar të tillë si të pamundur.
Duke folur në një konferencë për shtyp në kryeqytetin Nuuk, Nielsen tha se zhvillimet rreth Groenlandës kërkojnë vigjilencë të shtuar, pasi Donald Trump vazhdon të kërcënojë se Shtetet e Bashkuara mund të marrin kontrollin e territorit.
“Nuk ka gjasa që të ketë një konflikt ushtarak, por nuk mund të përjashtohet”, tha Kryeministri i Groenlandës, duke theksuar se si banorët ashtu edhe institucionet e ishullit duhet të jenë të përgatitur për çdo eventualitet.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh gjeopolitike në rritje në Arktik dhe reagimesh të forta nga qeveritë evropiane ndaj qëndrimeve amerikane mbi Groenlandën, të cilën Danimarka e konsideron pjesë integrale të territorit të saj, me një status autonomie të gjerë.
Presidenti amerikan Donald Trump, përpara se të hipte në aeroplanin që do ta çojë në Davos, postoi një foto të gjeneruar nga inteligjenca artificiale në Truth Social, ku e paraqiste atë, zëvendëspresidentin Vance dhe sekretarin e shtetit Marco Rubio, duke pushtuar Groenlandën.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës