Dy javë pas djegies së tregut Dinamo, tregtarët në pritje të kompensimit
Po bëhen dy javë nga zjarri në tregun e ish-Uzinës Dinamo, por pasojat që la pas vazhdojnë të jenë të dukshme dhe të dhimbshme. Aty ku dikur kishte zëra tregtarësh dhe lëvizje klientësh, sot mbizotëron heshtja, era e djegies dhe rrënojat.
Flakët shkrumbuan rreth 200 njësi tregtare, duke djegur jo vetëm mallin, por edhe mundin e viteve të tëra.
Për shumë tregtarë, ky treg ishte i vetmi burim të ardhurash, ndërsa sot ata përballen me pasiguri se si do të vazhdojnë përpara. Çdo mëngjes, disa prej tyre kthehen në vendin ku dikur punonin, duke kërkuar mes hirit ndonjë send të mbetur, një shpresë të vogël për të rifilluar.
Pamjet e tregut të djegur janë një kujtesë e fortë e asaj nate, kur brenda pak minutash gjithçka u shkrumbua.
Edhe pse fatmirësisht nuk pati të lënduar, plagët e vërteta janë ekonomike dhe shpirtërore.
Tregtarët tashmë janë në pritje të kompensimit të dëmeve, ndërkohë që disa prej tyre nuk kanë qenë të siguruar. Sipas hetimeve dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë aksidental si pasojë e një shkëndije elektrike.
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset