Nga historia tek turizmi modern, orëndreqësi Ajdin Gjini flet për Sahatin e Kalasë së Gjirokastrës

20 Janar 2026 | 19:43

Sahati i kalasë së Gjirokastrës prej vitit 1968 kur ka nisur të funksionojë është një prej simboleve kryesore të vetë qytetit.

Tashmë imazhin e orës së gurtë e gjen në guidat turistike, suvenirët apo punimet tradicionale të artizanëve vendas. Orëndreqësi Ajdin Gjini, i cili është kujdesur përgjatë gjithë jetës për Sahatin e gurtë shprehet se i është përshtatur disa herë kërkesave të kohës.

“E morëm, e montuam orën dhe e vendosëm edhe në punë, gjatë asaj kohe këmbana që kishim marrë në Shkodër ishte një kambanë shumë e vogël  dhe na u desh të merrnim këmbanën e Mitropolisë, pasi u prish kisha në Mitropoli morëm këmbanën e madhe , ajo ishte e derdhur në fonderinë e Janinës që në 1940. E vendosëm e përgatitëm orën dhe filloi nga aktiviteti, ishte orë angleze,kopje e Big Benit, ishte një orë me kurdisje dhe ishte shumë e saktë në kohë”, tha Ajdin Gjini, orëndreqës.

Falë vlerave historike dhe arkitektonike , Sahati i gurtë i kalasë së Gjirokastrës është një prej orëve me të veçanta në Ballkan, e cila gjithmonë ka tërhequr kuriozitetin e banorëve dhe vizitorëve të qytetit.

“Më pas u bë kulla sërish u prish sepse u bë me gurë të zi dhe  e bënë moderne, shumë të mirë,atëherë na u desh të zmadhonim përsëri fushën  dhe arritëm nivelin e fushës 2.5 metër diametri që nuk  ka as në Ballkan  të tillë diametër  orë të madhe, unë kam pare më pas  edhe orën e Janinës  ajo e kishte 1.5 metër diametrin”, shtoi Gjini.

Rijetësimi i Sahatit të gurtë dhe tingulli i këmbanës së tij përcillet plot emocion nga orëndreqësi i vjetër si rikthim i një tradite te veçantë për Gjirokastrën.

“Na kujton  kohën kur ishte funksionale, punonte dhe këmbanën e ka shumë të dëgjueshme dëgjohet në distancë të largët  dhe jo vetëm unë që  kam punuar tek ajo por gjithë  populli i Gjirokastrës e ndjen dhe flasin mirë për të,kjo është e gjithë historia e orës së kalasë së Gjirokastrës,ajo do të vazhdojë të funksionojë, të punojë,  me ndihmën e Zotit  se ndënjë herë ka edhe probleme”, shtoi ai.

Sahati i kalasë së Gjirokastrës është një prej pikave më tërheqëse dhe të vizitueshme për turistët vendas dhe të huaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026