Policia heq tendën e “Shqipëria Bëhet”, Lapaj: E sekuestruan armën e krimit
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga momenti ku efektive të policisë heqin plastmasin e vendosur para ambienteve të Kryeministrisë.
Lapaj në videon e shpërndarë shprehet se policia sekuestroi plasmasin të cilin e ka cilësuar si arsenal. Policia ka ndërhyrë në orët e para të mëngjesit të 21 janarit.
“Ja erdhi shefi, po më kërkon të marr masa për të hequr plastmasën. Ja, opa! 21 janar, policët e Edi Ramës! Policët e Edi Ramës më 21 janar, nesër do të dalin me lot krokodili për të qarë protestuesit! Ja banda!
Ja çakejtë e Edi Ramës që erdhën! Op, e sekuestruan armën e krimit! Opa, erdhën edhe këta të tjerët, shikoji këta të tjerët.
Nesër më 21 janar do të dalin me lot krokodili, do të bëjnë sikur qajnë që Edi Rama të vinte në pushtet, ndërkohë nuk lejon njerëzit të protestojnë. Ky është Edi Rama, këta janë policët e Edi Ramës”, tha Lapaj.
Plastmasi është vemdosur pasi protestuesit prej kohësh janë vendosur para Kryeministrisë duke qëndruar ditë e natë në tubim. Përshkak të temperaturave të ulëta dhe shiut, protestuesit kanë gjetur këtë zgjidhje alternative për tu mbrojtur nga kushtet atmosferike.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta