Lazio në ngërç total: Sarri-Lotito, një krizë pa zgjidhje

21 Janar 2026 | 13:43

Situata te Lazio mbetet kritike. Marrëdhënia mes Maurizio Sarrit dhe presidentit Claudio Lotito është në pikën më të ulët, pa sinjale për pajtim. Takimi i fundit në Formello nuk solli asnjë zgjidhje konkrete.

Sarri po drejton një skuadër që nuk e ka ndërtuar vetë, fillimisht për shkak të bllokimit të merkatos dhe tani nga mungesa e vullnetit për ndërhyrje. Trajneri ka pranuar se disa afrime janë bërë pa konsultimin e tij, ndërsa Lotito ka riafirmuar kontrollin total mbi klubin. Tifozët janë të zhgënjyer, skuadra e paplotë dhe rreziku i largimeve të rëndësishme mbetet real.

Romagnoli është pranë largimit drejt Al Sadd, i tunduar nga një ofertë e majme, ndërsa mungesa e garancive për rinovim po e shtyn drejt ndarjes. Ai dhe Guendouzi kishin qëndruar vetëm për Sarrin. Dorëheqja e trajnerit mbetet një opsion, por ai ndihet i lidhur nga premtimi për të qëndruar deri në fund të sezonit. Lotito, nga ana tjetër, shmang shkarkimin për shkak të kostos së lartë. Një ngërç që dëmton vetëm Lazion.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026