Kryeministri i Kanadasë i kundërpërgjigjet Trump pas fjalimit në Davos: Nuk jetojmë falë SHBA-së

23 Janar 2026 | 09:05

Kryeministri kanadez Mark Carney iu përgjigj komentit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump se “Kanadaja jeton për shkak të Shteteve të Bashkuara” të enjten duke thënë se Kanadaja lulëzon për shkak të vlerave kanadeze.

Carney tha se Kanadaja mund t’i tregojë botës se e ardhmja nuk ka pse të jetë autokratike, pasi u kthye nga Davosi, ku mbajti një fjalim që tërhoqi vëmendje të gjerë.

Në Davos, në Forumin Ekonomik Botëror, Carney dënoi shtrëngimin nga fuqitë e mëdha mbi vendet e vogla pa përmendur emrin e Trumpit.

Me t’u kthyer në Kanada, Carney iu përgjigj drejtpërdrejt Trumpit duke iu referuar vërejtjeve të Trumpit në Davos.

“Kanadaja jeton për shkak të Shteteve të Bashkuara. Mbaje mend këtë, Mark, herën tjetër që do të bësh deklaratat e tua”, i tha Trump kryeministrit kanadez.

Në  vijim të kësaj, Carney ju përgjigj se Kanadaja nuk jeton për shkak të Shteteve të Bashkuara. Kanadaja lulëzon sepse ata janë kanadezë.

Carney tha se Kanadaja dhe SHBA-ja kanë ndërtuar një partneritet të jashtëzakonshëm në fushat e ekonomisë, sigurisë dhe shkëmbimit të pasur kulturor, por tha se “ne jemi zotërinj në shtëpinë tonë, ky është vendi ynë, është e ardhmja jonë, zgjedhja varet nga ne”.

Trump më vonë e anuloi ftesën e tij drejtuar Carney-t për t’u bashkuar me Bordin e tij të Paqes.

“I dashur Kryeministër Carney: Ju lutem lejoni që kjo Letër të shërbejë për të përfaqësuar se Bordi i Paqes po tërheq ftesën e tij drejtuar jush në lidhje me anëtarësimin e Kanadasë në atë që do të jetë Bordi më prestigjioz i Udhëheqësve i mbledhur ndonjëherë, në çdo kohë”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Carney u largua nga Davosi përpara se Trump të inauguronte Bordin e tij të Paqes teksa tha se në një kohë populizmi dhe nacionalizmi etnik në rritje, Kanadaja mund të tregojë se si diversiteti është një forcë, jo një dobësi.

“Ka miliarda njerëz që aspirojnë atë që kemi ndërtuar: një shoqëri pluraliste që funksionon”, tha Carney.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026