Takime sekrete me biznesmenë kinezë, presidenti i përkohshëm i Perusë i përfshirë në një skandal

23 Janar 2026 | 09:53

Presidenti i përkohshëm i Perusë, Jose Jeri ka mohuar se ai ka gënjyer vendin e tij dhe ka pretenduar se ka qenë viktimë e një komploti për ta diskredituar atë përmes një skandali politik lidhur me takimet e tij sekrete me biznesmenë kinezë.

“Mund të kuptohet si një kurth”, i tha ai komisionit pasi u thirr për të shpjeguar dy takime të cilat u zhvilluan jashtë orarit të punës dhe nuk u bënë publike si pjesë e axhendës së tij zyrtare.

Skandali shpërtheu me shfaqjen e videove të takimeve, ku presidenti tregohet i veshur me një bluzë me kapuç dhe me syze duke bërë gjeste ndërsa po bisedonte në telefon.

Të dyja takimet u zhvilluan me biznesmenin kinez, Yang Zhihua, të cilin Jeri e quan “Johnny” dhe i cili ka jetuar në Peru për dekada të tëra. Yang ka ndërtuar një biznes që përfshin dyqane, restorante dhe një projekt hidroelektrik.

Prokurorët thonë se një shtetas tjetër kinez, Ji Wu Xiaodong, i cili ishte i pranishëm në takimin e parë në restorant, akuzohet se i përket një rrjeti të paligjshëm të trafikimit të drurit të njohur si Los Hostiles de la Amazonia dhe ishte vendosur në arrest shtëpiak për dy vjet.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Ji Wu, një përkthyes i akredituar i spanjishtes që kishte punuar me ambasadën kineze në Lima, bëri disa vizita në pallatin presidencial në muajt e fundit, i shoqëruar nga Yang.

Jeri tha se Ji Wu kishte shërbyer ushqimin në restorant, por ata nuk folën sepse ai fliste pak spanjisht. Presidenti kërkoi falje publike pasi skandali doli në dritë. Ai tha se vizita ishte për të koordinuar festimin e përvjetorit të ditës së miqësisë peruano-kineze.

Por disa orë pas kërkimfaljes së Jerit, u shfaq një video tjetër që tregonte takimin e dytë me Yang, në dyqanin e tij në lagjen kineze, i cili ishte detyruar të mbyllej nga qeveria bashkiake e Limës për shitjen e produkteve të paautorizuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026