Policia e Lezhës arreston të kërkuarin ndërkombëtar për vjedhje me armë
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është kapur nga policia shqiptare gjatë një operacioni të koduar “Aksi”. Arrestimi u realizua pas një bashkëpunimi të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe homologëve spanjollë.
Sipas policisë, 45-vjeçari Ardit Isufi u arrestua teksa po lëvizte me automjet në rrethrrotullimin e Shëngjinit. Ai do të ekstradohet drejt Spanjës, ku Gjykata e kishte dënuar me masën e sigurisë “Arrest në burg” për vjedhje me armë në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Gjatë operacionit u sekuestruan automjeti i tij tip “Benz” dhe dokumenti i dyshuar i falsifikuar. Materialet procedurale iu dorëzuan Prokurorisë së Lezhës, ndërsa bashkëpunimi me Interpol Madridin vazhdon për finalizimin e ekstradimit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta