Chiara Ferragni rikthehet në skenë, fytyra e re globale e Guess pas mbylljes së “PandoroGate”
Chiara Ferragni shënon rikthimin e saj publik dhe profesional duke u bërë fytyra e re e fushatës globale të Guess. Kjo është hera e parë që influencuesja dhe sipërmarrësja italiane shfaqet në një projekt të tillë pas përfundimit të çështjes gjyqësore “Pandorogate”, ku ajo akuzohej për mashtrim të rëndë. “Fundi i një makthi që zgjati dy vite”, deklaroi Ferragni jashtë gjykatës.
Në një deklaratë zyrtare, Ferragni e ka cilësuar bashkëpunimin me “Guess” si një moment simbolik rifillimi.
Është një nder i madh për mua të rikthehem të punoj me Guess, pothuajse 13 vjet pas bashkëpunimit tonë të parë. Ky projekt ka qenë shumë më tepër se një fushatë, erdhi në një moment kur ndjeja nevojën të rinisja, të tregoja veten për atë që jam sot, një person më i vetëdijshëm dhe më i qetë”
Ferragni ka falënderuar gjithashtu bashkëthemeluesin e Guess, Paul Marciano, për mbështetjen e treguar në një periudhë delikate të jetës së saj, duke e përshkruar përvojën në set si “të veçantë dhe të paharrueshme”.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West