SPAK kthen zyrtarisht përgjigje nëse i është sekuestruar celulari kryepolicit Ilir Proda

23 Janar 2026 | 14:05

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka reaguar zyrtarisht lidhur me lajmet e publikuara mbi sekuestrimin e telefonit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në kuadër të hetimeve për AKSHI-n.

Në një kthim përgjigje dhënë në kuadër të programit të transparencës, SPAK sqaron se një veprim i tillë nuk ka ndodhur. Sipas institucionit, Byroja Kombëtare e Hetimit nuk ka sekuestruar telefonin e kreut të Policisë së Shtetit.

“Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) nuk e ka sekuestruar telefonin e Drejtorit të Policisë së Shtetit”, thuhet në përgjigjen zyrtare të SPAK.

Sqarimi vjen pas lajmeve që qarkulluan në dhjetor të vitit të kaluar, të cilat lidhnin emrin e drejtorit të Policisë me hetimet që Prokuroria e Posaçme po zhvillon ndaj institucionit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

SPAK nuk jep detaje të mëtejshme mbi ecurinë e hetimeve, ndërsa thekson se çdo veprim procedural kryhet në përputhje me ligjin dhe në kuadër të hetimeve konkrete.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026