Putin: Rusia do vazhdojë të zhvillojë rajonin e Arktikut
Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se vendi do të vazhdojë të zhvillojë rajonin e Arktikut, pavarësisht faktit se ngrohja globale mund të zëvendësohet nga një valë e ftohtë.
Gjatë një takimi me studentë dhe të diplomuar të Institutit të Fizikës dhe Teknologjisë në Moskë në Dolgoprudny, Putin tha se zhvillimi i Rrugës Detare Veriore është shumë i rëndësishëm për Rusinë, për tregtinë ndërkombëtare dhe për logjistikën, raporton RIA Novosti.
“Pra, çdo hulumtim në këtë fushë është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Rusia ka qenë lider në zhvillimin e Arktikut për dekada të tëra, dhe siç e dimë të gjithë tani, jo vetëm vendet e Arktikut, por edhe shumë vende të tjera anembanë botës, po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje asaj që po ndodh në Arktik. Nga njëra anë, është argëtuese dhe interesante, dhe nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme”, raporton Tass.
Ai shtoi se Rusia po zhvillon flotën e saj të akullthyesve dhe se ndërtimi i anijes bërthamore “Lider” po ecën sipas planit, domethënë duhet të përfundojë në vitin 2030.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.