14 shtete amerikane shpallin gjendje të jashtëzakonshme për shkak të stuhisë së borës

23 Janar 2026 | 20:36

Të paktën 14 shtete federale amerikane kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të stuhisë së dëborës, e cila, sipas meteorologëve, do të prekë zonat nga New Mexico në jug deri në Maine në verilindje të vendit, ndërsa në Minneapolis u mat minus 45 gradë Celsius këtë mëngjes, dhe 35 gradë nën zero në Çikago.

Temperaturat e rrezikshme të ulëta po prekin pothuajse gjysmën e Shteteve të Bashkuara dhe më shumë se 170 milionë njerëz janë në gatishmëri për stuhinë dhe të ftohtin ekstrem, nga Minneapolis në Çikago, Dallas dhe Hjuston.

Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave të SHBA-së (FEMA) përgatiti 250,000 vakte, 400,000 litra ujë dhe 30 gjeneratorë para stuhisë, sipas një dokumenti të parë nga ABC News.

Në dokument, FEMA deklaron se ekipet e menaxhimit të incidenteve janë në gatishmëri dhe se Qendra Kombëtare e Koordinimit të Reagimit është aktivizuar.

Për shkak të stuhisë, më shumë se 1,600 fluturime u anuluan në SHBA, të cilat ishin planifikuar për fundjavën, dhe dy aeroportet ndërkombëtare në Dallas të Teksasit u goditën më rëndë.

Kryetarja e bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser, tha sot se kryeqyteti i SHBA-së i është bashkuar 14 shteteve që kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe se po përgatitet për akullin dhe “reshjet më të dendura të borës që janë parë prej kohësh”.

Deri më tani, Alabama, Arkansas, Georgia, Kansas, Kentucky, Luiziana, Misisipi, Misuri, Nju Jorku, Karolina e Veriut, Karolina e Jugut, Tenesi, Teksasi dhe Virxhinia kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të stuhisë që po afrohet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026