Policia e Kosovës gjen 30-vjeçarin nga Shqipëria të zhdukur në Jezercë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur 30-vjeçari nga Shqipëria që ishte raportuar i zhdukur në fshatin Jezercë të Ferizajt.
Sipas njoftimit të Policisë, më 21 janar 2026, rreth orës 05:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar informacion për zhdukjen e S.P., 30 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili ishte larguar nga një vilë në Jezercë dhe për të cilin nuk dihej vendndodhja, shkruan KosovaPress.
Bazuar në informacionet fillestare, ky person dyshohej se kishte marrë një veturë BMË me targa shqiptare dhe ishte nisur në drejtim të Ferizajt, ku dyshohej se kishte shkaktuar edhe një aksident trafiku në fshatin Jezercë.
Menjëherë pas raportimit, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me Njësinë e Trafikut Rajonal dhe Forenzikën Rajonale, kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore, përfshirë kontrollimin e kamerave të sigurisë në zonë. Po ashtu, janë kryer verifikime në Qendrën Emergjente në Ferizaj, në QKUK në Prishtinë dhe në disa ordinanca private, mirëpo nuk ishte raportuar asnjë person i lënduar.
Në kërkim të personit janë angazhuar edhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, Njësia K-9 e Policisë së Kosovës, si dhe Brigada e Zjarrëfikësve, ndërsa paralelisht janë zhvilluar kërkime intensive në terren.
Ndërkohë, sot më 23 janar 2026, rreth orës 15:30, një qytetar ka njoftuar Qendrën e Komunikimit Rajonal në Ferizaj se kishte hasur një person në fshatin Budakovë të Suharekës, në afërsi të vendit të quajtur “Gurra e Kadisë”. Pas verifikimeve, është konstatuar se bëhej fjalë për personin e zhdukur, S.P., i cili është transportuar menjëherë në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim dhe ndihmë mjekësore.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta