I morën ryshfet një qytetari, GJKKO merr vendimin për 3 zyrtarët e stacionit të policisë Orikum
Daniel Likskëndaj, Afrim Ferraj dhe Artur Jançaj, tre zyrtarët e stacionit të policisë Orikum dolën këtë të hënë për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë përpara Gjykatës së Posaçme.
Ndaj Likskëndaj dhe Ferraj, përkatësisht inspektor i krimeve pranë stacionit të policisë Orikum dhe specialist i Policimit në zonë, gjykata vendosi vijimin e masës “arrest në shtëpi”, ndërsa për Artur Jançaj shef i stacionit policor, gjyqtarja Gjoka ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”.
Sipas hetimeve paraprake, këta punonjës policie, në shtator të vitit të 2025 në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që iu jep funksioni, kanë kërkuar dhe marrë nga një shtetas shumën prej 270 000 lekësh, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale.
Pas hetimit disa mujor me metoda speciale në drejtimin e SPAK, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i implikimit të punonjësve të policisë në veprime korruptive dhe shpërdorim të detyrës, për pasojë të tre ata u vendosën në pranga.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta