Rutte: Evropa nuk mund të mbrohet pa SHBA, kemi nevojë për njëri-tjetrin
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u shpreh se nëse dikush mendon se Bashkimi Evropian, ose Evropa mund të mbrohet pa SHBA-në, le të vazhdojë të ëndërrojë. Rutte theksoi se Evropa nuk mund të mbrohet vetëm dhe se ka nevojë për shtetet e tjera.
Shefi i NATO-s gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian në Bruksel paralajmëroi vendet evropiane se do të duhet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 10% nëse vërtet duan të mbrohen vetëm. Sipas tij Evropa do të duhet të ndërtojnë kapacitetin e tyre bërthamor, që kushton miliarda euro.
“Në këtë skenar, do të humbisni garantuesin përfundimtar të lirisë sonë, që është ombrella bërthamore e SHBA-së. Pra, fat të mbarë”, tha ai.
Komentet erdhën pas një jave kaotike për Evropën dhe aleatët e saj perëndimorë, pasi Presidenti Donald Trump vazhdoi të shtynte përpara kërkesat e tij për pronësinë e Groenlandës nga SHBA-të, përpara se të përjashtonte publikisht përdorimin e forcës për të aneksuar ishullin Arktik gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Shefi i NATO-s vazhdoi ta lavdëronte Trumpin për ngritjen e çështjes së sigurisë në Arktik, duke pranuar se mbrojtja e tij ndaj presidentit ka të ngjarë të irritojë shumë në dhomë.
“Mendoj se ka të drejtë. Ekziston një problem me rajonin e Arktikut. Ekziston një çështje sigurie kolektive, sepse këto korridore detare po hapen dhe sepse kinezët dhe rusët janë gjithnjë e më aktivë”, tha ai.
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës