Përmbyset varka në Britani, humbin jetën tre turistë francezë
Një varkë që transportonte 25 turistë francezë është përmbytur në brigjet e Omanit, duke shkaktuar vdekjen e tre personave, njoftoi Policia Mbretërore e Omanit.
Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi më shumë se dy milje e gjysmë detare nga kryeqyteti Muskat, kur varka u përmbys për arsye ende të paqarta. Viktimat u mbytën në det, ndërsa dy turistë të tjerë pësuan lëndime të lehta. Në bord ndodheshin gjithashtu një guidë turistike dhe kapiteni i mjetit lundrues.
Policia bëri të ditur se hetimet janë në vijim për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit. Ndërkohë, në një postim në rrjetin social X u publikuan pamje që tregonin trupin e varkës së përmbysur duke notuar në ujë.
Sipas gazetës Oman Daily Observer, varka ishte nisur drejt Ishujve Ad Dimaniyat, një destinacion i njohur turistik rreth 16 kilometra larg kontinentit, i famshëm për zhytjen me maskë. Incidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit, pasi kushtet detare u përkeqësuan papritur.
Një zëdhënës i një operatori turistik deklaroi se, me mbërritjen e ekipeve të shpëtimit, shumë turistë ishin nxjerrë tashmë nga uji nga anije të tjera turistike dhe nga Roja Bregdetare, duke qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Shumica e të plagosurve ishin të moshuar dhe vuanin nga paniku dhe të ftohtit si pasojë e ekspozimit në ujë. Disa prej tyre u trajtuan me oksigjen deri në stabilizimin e gjendjes.
Trupat e tre viktimave u transferuan tek autoritetet përkatëse për përfundimin e procedurave ligjore. Zëdhënësi shtoi gjithashtu se disa pasagjerë nuk kishin veshur jelekë shpëtimi gjatë udhëtimit.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë