Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 41-vjeçari në Korçë
Policia e Korçës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, pasi u kap duke shitur lëndë narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Polena”, në pranga ka rënë shtetasit N. Dh., alias M. K., 41 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë.
Sipas raportimeve nga policia, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që ky shtetas kishte në përdorim, në fshatin Polenë, Korçë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Polena”
Shiste lëndë narkotike, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari
Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, sasi e cila iu gjet 41-vjeçarit në lokalin që kishte në përdorim.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike, finalizuan operacionin policor të koduar “Polena”.
Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit N. Dh., alias M. K., 41 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që ky shtetas kishte në përdorim, në fshatin Polenë, Korçë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta