Del video e re, Alex Pretti përplaset me agjentët federalë 11 ditë para vrasjes
Në SHBA është publikuar një video e re që tregon një përplasje fizike mes Alex Pretti dhe agjentëve federalë, e cila besohet të jetë filmuar 11 ditë para se Pretti të qëllohej për vdekje nga agjentët e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare në Minneapolis.
CNN ka marrë konfirmim nga një anëtar i familjes së Pretti se personi i shfaqur në video është ai. Materiali filmik, publikuar fillimisht nga “The News Movement”, tregon Prettin duke u përplasur me agjentët, duke goditur me shkelm dritën e pasme të automjetit të tyre dhe duke bërtitur gjatë largimit të tyre. Më pas, agjentët dalin nga makina dhe ka një përleshje të shkurtër fizike mes tyre dhe Prettit. Në video duket se ai mban një armë në brez, por nuk është e qartë nëse agjentët e kanë vënë re, pasi ata largohen pa e marrë. Nuk dihet saktësisht çfarë ndodhi menjëherë para ose pas pamjeve.
CNN kishte raportuar më parë se Alex Pretti, një infermier 37-vjeçar i kujdesit intensiv, kishte pasur një përballje me agjentët federalë rreth një javë përpara vdekjes së tij dhe ishte i njohur për autoritetet. Në një incident të mëparshëm, ai kishte pësuar një brinjë të thyer kur një grup oficerësh e rrëzuan përtokë gjatë një proteste kundër ndalimit të personave të tjerë. Nuk dihet nëse ky incident është ai i filmuar nga “The News Movement”.
Ngjarja ku Pretti u qëllua dhe humbi jetën ka shkaktuar protesta kombëtare. Kjo është vdekja e dytë në Minesota brenda tre javësh që përfshin agjentë federalë.
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet