Kristjan Asllani largohet nga Italia, është lojtari më i ri i Beshiktash-it
Gjendet zgjidhja, Kristjan Asllani kalon tek Besiktas. Arrihet marrëveshje verbalisht me Interin për huazim me klauzolë opsioni blerjeje, sipas specialistit italian të merkatos Fabrizio Romano.
Beshiktashi do të mbulojë pagën e Asllanit deri në qershor dhe nuk do të ketë klauzolë opsioni blerjeje të detyrueshme.
Asllani do të fluturojë për në Stamboll më vonë sot nëse gjithçka shkon sipas planit.Kristjan Asllani është drejt firmës me Beshiktashin ku duket se po diskutohen detajet e fundit. Kështu për herë të parë, Asllani do të luajë jashtë Italisë.
Trajneri i Torinos kishte kërkuar ndërprerjen e huazimit të Asllanit, pasi ai nuk po merrte minuta te Interi dhe nuk po përshtatej në ekipin tjetër italian. Huazimi te Besiktas do të zgjasë deri në verë, ndërsa klubi turk ka të drejtën e blerjes së kartonit, që vlerësohet rreth 15 milionë euro.
Sipas mediave, kjo shumë konsiderohet e lartë për ekipin turk, por performanca e Asllanit mund të ndryshojë situatën dhe të bëjë të mundur blerjen e tij të plotë nga Besiktas.
Beshiktashi është ndoshta klubi i vetëm jashtë Italisë, që gjeti përgjigjen pozitive të Asllanit pas interesimit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi