Kërcënimet e demokratëve për ICE, reagon Trump: Nuk duam mbyllje të qeverisë

29 Janar 2026 | 18:13

Presidenti amerikan, Donald Trump këtë të enjte po zhvillon një mbledhje të kabinetit të tij. Trump gjatë fjalës së tij përmendi kërcënimet e Demokratëve për mbylljen qeverisë. Ky kërcënim nga Demokratët e Senatit vjen pas masave të ashpra të marra nga administrata Trump ndaj emigracionit.

Trump u shpreh se po punon për të mos patur mbyllje të qeverisë teksa theksoi se ata nuk e duan një gjë të tillë.

“Shpresojmë të mos kemi një mbyllje dhe po punojmë për këtë tani. Mendoj se po i afrohemi. Demokratët, nuk besoj, duan ta shohin këtë gjithashtu.

Pra, besoj se do të punojmë në një mënyrë shumë dypartiake, për të mos pasur një mbyllje. Ne nuk duam një mbyllje”, tha ai.

Një mbyllje e qeverisë federale do të thotë që të gjitha funksionet jo-thelbësore të qeverisë janë të ngrira. Kjo do të ndikojë në gjithçka, nga sigurimet shoqërore te udhëtimi ajror e deri te qasja në parqet kombëtare.

Agjencitë federale varen nga financimi i miratuar nga Kongresi për t’i lejuar presidentit të nënshkruajë legjislacionin e buxhetit për vitin fiskal të ardhshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026