Probleme me njërin sy, presidenti brazilian do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni
Presidenti Brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva do t’i nënshtrohet një operacioni për katarakt. Operacioni mësohet se do të kryhet këtë te premte sipas zyrës së tij.
80-vjeçari Lula iu nënshtrua një kontrolli të syrit të majtë para operacionit dje në mëngjes. Në dhjetor 2024, Lula iu nënshtrua një operacioni urgjent për një hematomë pranë trurit, pas një aksidenti në banjën e tij dy muaj më parë.
Që atëherë, ai është rikthyer gradualisht në një axhendë të ngjeshur, duke u shfaqur herë pas here në video të postuara në mediat sociale për të treguar se është në gjendje të mirë fizike.
Lula ishte në Panama të mërkurën për të marrë pjesë në një forum ekonomik të organizuar nga Banka e Zhvillimit të Amerikës Latine dhe Karaibeve. Ai pritet të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Uashington në mars.
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar