Takimi në Florida/ Përfaqësuesit e SHBA-së dhe Rusisë shprehin optimizëm për paqen në Ukrainë
Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, Steve Witkoff dhe Kirill Dmitriev, dolën me një reagim pozitiv pas takimit që zhvilluan në Florida lidhur me situatën në Ukrainë.
Në një deklaratë të përbashkët, Witkoff dhe Dmitriev thanë se bisedimet ishin “konstruktive”, duke theksuar se kjo është pjesë e përpjekjeve amerikane për të gjetur një zgjidhje paqësore për konfliktin.
“Ky takim na jep shpresë dhe tregon se Rusia është e gatshme të angazhohet në rrugën e paqes në Ukrainë,” u shpreh Witkoff.
Ai gjithashtu shtoi se delegacioni amerikan përfshinte edhe Sekretarin e Thesarit, Scott Bessant, si dhe Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit Trump.
Takimi vjen në një moment kur ndërkombëtarët po përpiqen të rrisin presionin diplomatik për të ndalur përplasjet në Ukrainë.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal