Romagnoli-Al Sadd, marrëveshja që u prish në momentin e fundit
Në pak ditë, marrëdhënia mes Lazios dhe Alessio Romagnolit kaloi nëpër disa kthesa të papritura. Mbrojtësi kishte pranuar ofertën e Al Sadd dhe ishte përshëndetur me ekipin, por Lazio e tërhoqi nga merkatoja dhe më pas rihapi negociatat vetëm pak orë para mbylljes së afatit në Katar. Në fund, Romagnoli refuzoi transferimin, duke e prishur gjithçka.
Sipas Corriere dello Sport, refuzimi erdhi për arsye parimore: lojtari nuk pranoi të hiqte dorë nga tre paga (rreth 600 mijë euro), siç i kërkoi klubi, edhe pse kjo do t’i kushtonte një kontratë trevjeçare prej 18 milionë eurosh me Al Sadd.
Ky vendim krijon probleme edhe për Lazion, e cila do të përfitonte 9 milionë euro nga shitja dhe do të kursente po aq nga paga e tij, duke qenë se Romagnoli ka kontratë deri në vitin 2027. Tani mbetet e paqartë e ardhmja e tij teknike, përfshirë edhe aktivizimin ndaj Juventusit, çështje që pritet të diskutohet mes lojtarit, Sarrit dhe Lotitos, nëse nuk shfaqet një ofertë e re në orët e fundit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta