VIDEO/ Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, pacientja kalohet përmes lumit me barrelë

1 Shkurt 2026 | 15:14

Shembja në aksin Librazhd-Prrenjas ka shkaktuar probleme pasi një ambulancë që transportonte një grua me këmbë të thyer u bllokua nga situata.

Gruaja po dërgohej drejt Spitalit të Elbasanit, ndërsa stafi mjekësor ka ndëhyrë duke e nxjerrë me barrelë nga ambulanca dhe duke e kaluar në anën tjetër të rrugës përmes lumit pranë aksit, për të vazhduar transportin dhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.

Nga ora 12:00, policia rrugore është vendosur në terren dhe po punojnë për menaxhimin e situatës, si dhe për orientimin e drejtuesve të automjeteve drejt akseve alternative. Drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në drejtim të Tiranës dhe rretheve të tjera po orientohen të përdorin itinerarin Maliq- Lozhan- Moglicë -Gramsh-Elbasan.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë udhëzimet e shërbimeve në terren dhe të informohen paraprakisht mbi gjendjen e rrugëve, deri në normalizimin e plotë të qarkullimit në aksin e bllokuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026